bëhu drejtuesi që bën ndryshimin

Kamp trajnimi për drejtues të fëmijëve dhe të rinjve –

praktik, intensiv, jetëndryshues –

zbulo trajnimin e duhur

dhe regjistrohu tani për

kampin trajnues Sekreti i Samsonit 05.07. – 10.07.2026.

Kampi përfshin kohë argëtuese, por mbi të gjitha trajnime të ndryshme. Ti zgjedh trajnimin në të cilin do të marrësh pjesë. Cdo trajnim përfshin si anën teorike ashtu edhe atë praktike. Ndër të tjera pjesëmarrësit do të njohin më mirë Fjalën e Perëndisë (Biblën), do të kenë mundësi të praktikojnë njohuritë në gjuhën angleze dhe gjermane, do të argëtohen me lojëra, dhe në shoqërinë e mirë të njëri-tjetrit.

Detaje për kampin

Mosha: 12+

Vendi: Nehemia Gateway Albania, Buçimas (PG)

Fillimi: 5 korrik ’26 ora 14:00

Mbarimi: 10 korrik ’26 ora 12:00

Kosto pa fjetje: 2’900 lekë

Kosto me fjetje: 7’170 lekë

Kujdes: Pagesa e kampit bëhet në fillim të kampit. Ajo bëhet e plotë edhe nëse ndonjë nga pjesëmarrësit vendos të vijë më vonë se data 5 korrik ose do të largohet më herët se data 10 korrik. Regjistrimi mbyllet me 2 korrik ’26.

Shpesh ne jemi në presionin e mungesës së drejtuesve në kishat tona. Investimi në fëmijët dhe të rinjtë është një investim për të ardhmen, prandaj ju inkurajojmë të sillni grupet tuaja në këto trajnime. Kështu mund të pajisen nga ana shpirtërore dhe praktike par shërbesat e tyre. Besojmë që ky investim do të sjellë fryte në të ardhmen.

Kampi do të organizohet në ambientet e Nehemiah Gateway Albania (NG Albania). Fëmijët nga qytete të tjera do të flenë në shkollën Nehemia e cila do të përshtatet për akomodimin e tyre. NG Albania ka njet staf të kuualifikuar që i përgjigjet çdo lloj nevoje që mund të krijohet gjatë kampit. Udhëtimi për në NG Albania do të organizohet nga drejtuesit e kishave.

Kampi përfshin aktivitete të ndryshme si: mësime nga Bibla, adhurim, kohë lutjeje, not në liqen, lojëra të ndryshme, trajnime udhëheqësie si në teori dhe praktikë, etj.

Ju lutem mos lejoni fëmijët të marrin sende të vlefshme me vete. Ne nuk mbajmë përgjegjësi nëse ato humbasin. Ndalohet rreptësisht marrja me vete në kamp e alkoolit, duhanit, etj.

Ne angazhohemi për një punë të shëndetshme me fëmijë dhe të rinj në kishën tënde lokale, duke trajnuar udhëheqës të rinj të krishterë.

Për çdo pyetje ose paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni.